
Prokuroria e Tiranës konfirmon se ka nisur hetimet për faturat e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Gjonaj tashmë do të jenë nën hetim, njësoj si Arbi Mazniku, për të cilin nisën dje hetimet.
Po ashtu, nën hetim është dhe ish-minsitri i Bujqësisë, Niko Peleshi.
Pas publikimit të disa faturave në media, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se fatura 700 euro e publikuar në media nuk ishte vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy net fjetjeje.



