Një pijanec është filmuar orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës i cili me një shufër hekuri në dorë qëndronte në mes të rrugës dhe ndalonte automjetet. Personi në fjalë është filmuar nga “Ora News” në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Qytetari i cili duket edhe në plane që qëndron në mes të rrugës dhe u del përpara automjeteve duke i tromaksur. Ndërkohë pas pak minutash ka mbërritur policia dhe ka bërë shoqërimin e tij për në komisariat.



