Argjentina miraton ligjin, tani çdokush është një dhurues potencial organesh

Argjentina miraton ligjin, tani çdokush është një dhurues potencial organesh

Argjentina miratoi një ligj që bën dhurues potencial organesh çdo shtetas të saj. I nxitur nga vdekja e një vajze 12-vjeçare, e cila ishte në pritje të një transplanti zemre, ligji i ri ka kaluar në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Sipas tij, 44 milionë banorë të Argjentinës janë dhurues potencialë organesh, përveçse në rast se e kundështojnë vetë këtë hap. Sipas statistikave të qeverisë, vetëm 287 argjentinas  kanë zgjedhur vetë t’i dhurojnë organet e tyre vitin që shkoi.

Ligji që kaloi në mënyrë unanime është emërtuar ligji Justina, sipas emrit të vajzës që vdiq në nëntor në pritje që t’i dhurohej një zemër. Ligji që pritet të dekretohet nga presidenti Mauricio Macri është i ngjashëm me ligje të miratuara në Francë dhe Holandë. Megjithatë, në rastin e Argjentinës, nuk është ende e qartë se si dikush që nuk dëshiron t’i dhurojë organet e tij duhet ta deklarojë këtë vendim.

Në Argjentinë janë 7727 pacientë që presin për transplante organesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy