Këngët që CIA përdori për të torturuar të burgosurit e luftës

Këngët që CIA përdori për të torturuar të burgosurit e luftës

Dëshmitarë dhe raporte të deklasifikuara kanë treguar se  CIA ka përdorur muzikë për të torturuar të burgosurit dhe e ka bërë këtë në disa mënyra. Në disa raste, këngët përsëriteshin për orë të tëra ose ditë me radhë, për ta shtyrë të burgosurin drejt marrëzisë. Muzika u përdor gjithashtu për t’i penguar të paraburgosurit të flenë, pasi pagjumësia është një mënyrë tjetër për t’i çuar drejt delirit dhe për t’i bërë më vulnerabël të burgosurit.

Disa këngë zgjidheshin sepse ishin të bezdisshme, ndërsa të tjera zgjidheshin sepse mund të kenë qenë fyese për kulturën ose fenë e të burgosurit. Disa nga këngët janë të bezdisshme dhe kuptohet se mund të konsiderohen tortura, konkretisht kënga e filmit të famshëm për fëmijë “Barney & Friends” dhe reklama Meow Mix.

Disa nga artistët, këngët e të cilëve janë përdorur për tortura kanë qenë hapur kundër politikës së jashtme të SHBA, veçanërisht “Rage Against The Machine”. Në disa raste, grupet muzikore madje kanë paditur qeverinë e SHBA për përdorimin e muzikës së tyre në torturat e Guantanamos. Për shembull, banda kanadeze elektro-industriale Skinny Puppy mbhate mend për padinë ndaj qeverisë amerikane pasi mësoi se muzika e tyre po përdorej për të torturuar njerëzit në Gjirin Guantanamo.

1. Deicide: **** Your God

2. Dope: Die MF Die, Take Your Best Shot

3. Eminem: White America, Kim, The Real Slim Shady

4. Barney & Friends: theme song

5. Drowning Pool: Bodies

6. Metallica: Enter Sandman

7. Meow Mix: commercial jingle

8. Sesame Street: theme song

9. David Gray: Babylon

10. AC/DC: Shoot to Thrill, Hell’s Bells

11. Bee Gees: Stayin’ Alive

12. Tupac: All Eyez On Me

13. Christina Aguilera: Dirrty

14. Neil Diamond: America

15. Rage Against the Machine: unspecified songs

16. Don McLean: American Pie

17. Saliva: Click Click Boom

18. Matchbox Twenty: Cold

19. (hed)pe: Swan Dive

20. Prince: Raspberry Beret

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy