Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet parlamentit të Greqisë më 7 prill.
Zelensky pranoi një ftesë për t’iu drejtuar parlamentit grek, pas një telefonate të zhvilluar të premten me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Fjalimi Zelensky do të mbahet me video-konferencë rreth orës 12:00 dhe do të zgjasë 10-15 minuta.
Sipas informacioneve, do të ftohen të marrin pjesë të 300 deputetët, ndërsa do të ketë përkthim në greqisht dhe në anglisht.
“Është e rëndësishme që parlamenti grek të dëgjojë mesazhin e një Presidenti, i cili së bashku me vendin e tij, po mbron veten kundër një pushtimi barbar dhe ilegal”, tha Mitsotakis.



