
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve gjatë sulmit që ndodhi dje në Beograd, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Kujtojmë që një 13-vjeçar vrau 8 fëmijë dhe një rojë shkolle gjatë sulmit me armë zjarri.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë, në Beograd, dhe për familjet e tyre... U uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Dje në mbrëmje një reagim erdhi edhe nga Presidentja Vjosa Osmani. 6 nxënës dhe një mësuese mbetën po ashtu të plagosur nga sulmi, ku 5 nga të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme.



