Përplasjet mes adoleshentëve, Dine: Sulmet fizike nisin nga përplasjet online (VIDEO)

Përplasjet mes adoleshentëve, Dine: Sulmet fizike nisin nga përplasjet online (VIDEO)

Psikologia Borjana Dine thotë se sulmet fizike mes adoleshentëve nisin fillimisht nga përplasjet online.

Gjithçka duke komentuar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për përplasjet fizike mes adoleshentëve.

Duke folur për MCN Live, Dine deklaroi se një në 10 adoleshent janë pjesë e konflikteve që nisin nga sherret online.

Sherrin e nisin online dhe e çojnë në një mjedis fizik, ku mbledhin dhe shokë.

Adoleshentët janë të parët që duan t’i zgjidhin vetë çështjet, pas konfliktit të nisur online, duan ti zgjidhin fizikisht gjërat.

Ka pasur plagosje, konflikte, madje edhe vrasje, me sherre të cilat konsiderohen banale.

Shkolla nuk duhet të jetë vetëm mësuesi, punonjësi social, psikologu, oficeri i sigurisë.

Sherret mes adoleshentëve ndodhin shumë afër mjedisit të shkollës, sepse e dinë që brenda mjedisit të shkollës do të ketë masa.

Një foto e hedhur, një video, një mbishkrim denigrues, çojnë në gjuhën e urrejtjes online, kërcënimet online dhe në momentin që zbulohet autori i kësaj ngjarje online, në këtë moment do të kemi një ngarkesë më të madhe dhe psikologjike për të shkuar te fajtori dhe për të bërë kthimin mbas të medaljes, nëse më ke dëmtuar, do të dëmtoj përsëri.

Individët pa dashje edhe prindërit harrojnë të angazhohen në emocionet e fëmijës. Rrallë herë prindërit kujdesen për emocionet e fëmijëve.

Vërtetë kemi fëmijë introvertë, të qetë, por dhe ata kanë emocionet e tyre. Por edhe fëmijë ekstrovertë, të cilët shpesh i bëjnë lëmsh emocionet e tyre.

Më parë fëmijët kanë qenë më të socializuar, kanë pasur një mjedis ku shoqëroheshin, kanë pasur parqe.

Liria e munguar në mjediset sociale, është një faktor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy