Udhëhoqi grupin që vrau mbi 30,000 njerëz në Peru, vdes në burg Abimael Guzman

Udhëhoqi grupin që vrau mbi 30,000 njerëz në Peru, vdes në burg Abimael Guzman

Abimael Guzman, themeluesi i grupit rebel “Shining Path” në Peru, vdiq të shtunën në burg.

I njohur si “Sendero Luminoso”, Guzman ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

"Rreth orës 6:40 të mëngjesit në qendrën e sigurisë maksimale të bazës detare El Callao, i burgosuri Abimael Guzman Reynoso vdiq për shkak të komplikimeve me shëndetin e tij," tha Instituti Penitenciar në një deklaratë të shkurtër.

Baza detare “El Callao” është rreth 15 kilometra në lindje të kryeqytetit të Perusë, Lima.

“Shining Path” ishte aktive në vitet 1980 dhe 1990 duke përhapur terror në vend përmes një fushate bombardimesh që kishte në shënjestër ndërtesat dhe infrastrukturën si kullat e energjisë elektrike.

Rëndësia e saj filloi të zbehet pasi Guzman, i njohur si Camarada Gonzalo, u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm në 1992.

Nën udhëheqjen e Guzman, grupi i shpalli luftë qeverisë peruane në 1980, duke kryer bombardime dhe operacione vrasjesh, të cilat sipas llogarive zyrtare vranë më shumë se 30,000 peruanët gjatë 20 viteve.

30,000 peruanë të tjerë vdiqën nga duart e qeverisë dhe grupeve paraushtarake në luftën kundër grupit, tha një komision qeveritar në 2003.

Grupi gjithashtu kreu një numër sulmesh shkatërruese në Lima. Ata hodhën në erë kullat e transmetimit elektrik, duke shkaktuar ndërprerje në të gjithë qytetin, bombarduan fabrikat dhe vendosën eksplozivë pranë zyrave qeveritare dhe brenda selisë politike të partisë në pushtet.

Sulmi i tyre në 1992 në Tarata, një rrugë banimi në Lima, vrau 25 njerëz dhe ishte sulmi më vdekjeprurës i grupit.

Në fshatrat e Perusë qendrore dhe jugore, ku rebelët ishin më të fortë, “Shining Path” zhvilloi një fushatë vrasjesh kundër zyrtarëve qeveritarë, krerëve të kolektivëve të fermave shtetërore, pronarëve të bizneseve dhe madje edhe fshatarëve që kundërshtonin guerilët. 

Rivalët politikë, përfshirë marksistë të tjerë ose të majtë, ishin gjithashtu në shënjestër të grupit.

Autoritetet peruan thanë në maj të këtij viti se anëtarët e grupit ishin përgjegjës për vrasjen e 16 personave në një rajon në juglindje të kryeqytetit. Sulmi ndodhi para zgjedhjeve presidenciale të qershorit, të cilat u fituan nga Pedro Castillo .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy