Bregu: Kryebashkiakët kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara të krimit

Bregu: Kryebashkiakët kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara të krimit

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e emisionit “MCN Economy” se kryetarët e bashkive në vendin tonë, duke përjashtuar Tiranën kanë frikë të marrin pronat e sekuestruara dhe konfiskuara të krimit.

Duke vijuar Bregu tha se kryetarët e bashkive kanë jo vetëm frikë, po vërteton që ndonjëherë këtyre personave ata do i shërbejnë për fushatë elektorale.

Pronat e krimit kudo në botë është vështirë t’i prekësh, të kërcënojnë, të shantazhojnë. Në Itali s’ka ndodhur kurrë. Bota e ka gjetur mënyrën , duke ia kaluar të gjitha organeve lokale,  pushtetit vendor. I merr bashkia dhe qeveria. Këtu jemi me probleme në Shqipëri. Të gjithë kryetarët e bashkive,  përveç Tiranës, kanë frikë t’i marrin pronat.

Kryetarët e bashkive kanë jo vetëm frikë, po kjo vërteton që ndonjëherë këtyre personave ata do i shërbejnë për fushatë elektorale.

Themi që trafiku i drogës në këtë vend referuar shifrave që vijnë nga Europol që thonë nga torta e madhe e kokainës shqiptarët fitojnë 2 miliardë euro në vit. Nëse kjo është e vërtetë dhe shqiptarët kanë kohë që e fitojnë, çfarë do të thotë 150 milionë euro? Ose Europol ka shifër të mbingarkuar ose sekuestrimet janë të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy