Kryeministri Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit në makinë.
Kryeministri ka kërkuar ndjesë që hoqi rripin e sigurimit gjatë udhëtimit për të regjistruar një video, dhe e pranon se ishte një gabim.
Zëdhënësi i Sunak, Jamie Davies, tha për BBC-në se kryeministri nuk mendonte se ishte mbi ligjin.
Sipas BBC, mos vendosja e rripit të sigurimit dënohet me një gjobë prej 100 £ në Britani, e cila mund të shkojë deri në 500 £ nëse gjykatat përfshihen.



