41 ushtarë spanjollë kanë ndryshuar deklarimin për gjininë e tyre nga burra në gra në mënyrë që të fitojnë më shumë të drejta, deri dhe në privilegje brenda ushtrisë.
Ndryshimet ligjore të marsit të 2023 thjeshtuan procedurat e vetidentifikimit gjinor për këdo 14 vjeç e lart, duke eliminuar nevojën për t’iu nënshtruar vlerësimeve psikologjike ose mjekësore.
Një prej tyre është Roberto Perdigones. Në dukje, ai është ende mashkull, duke mos ndryshuar aspak pamjen, por ai thotë se nga brenda ndihet femër lezbike. Ndërkaq, nuk mohoi joshjen nga privilegjet që përfiton nga ky ndryshim.
Për ndryshimin e gjinisë, më thanë se më është rritur paga sepse gratë marrin më shumë për të kompensuar pabarazinë. Për më tepër, duke qenë nënë, marr 15% më shumë pagë. Unë tashmë kam një dhomë më vete dhe banjo private, pasi s’mund të qëndroj me burra, por as me gra biologjike. Gjithashtu, ju e dini që testet e ushtrisë janë më të lehta për një grua sesa për një burrë. Unë jam i vetëkënaqur gjithsesi, nuk ka çmim për këtë kënaqësi.
Ky trend ka ngjallur kundërshtime të forta nga kritikët politikë të qeverisë së majtë, të cilët i shohin këto zhvillime si shprehje të politikës “të zgjuar” dhe vënë në dyshim vërtetësinë e tranzicioneve gjinore, duke hipotezuar se ato mund të drejtohen nga interesa praktike dhe jo nga një sens real, të identitetit transgjinor.
Për më tepër, një rritje e mundshme e ndryshimit të gjinisë u parashikua edhe midis anëtarëve të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare, si një formë proteste kundër legjislacionit.



