Personat mund ta ndryshojnë seksin e tyre, është diskriminuese të thuash të kundërtën

Personat mund ta ndryshojnë seksin e tyre, është diskriminuese të thuash të kundërtën

Javën e kaluar një gjykatë në Britani dëgjoi një apel nga një studiuese e quajtur Maya Forstater e cila humbi gjyqin e punësimit me shefat në 2019 pasi postoi në ‘Twitter’ se gratë transgjinore nuk mund të ndryshojnë seksin e tyre biologjik.

Me siguri ju kujtohet historia nga filantropistja JK Rowling e cila atë kohë mbrojti deklaratën e Forstater. Pas ‘urrejtjes’ së madhe që mori, Forstater me pretendimin se ishte diskriminuar për pikëpamjet e saj kritike mbi gjininë, apeloi në gjykatë me arsyetimin se këto ishin besime të saj.

Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut (EHRC) pa arsyen për të ndërhyrë. EHRC i mbron njerëzit nga diskriminimi, edhe nëse besimet e tyre mund të jenë të diskutueshme ose fyese - por thonë se kjo nuk përfshin besime ekstreme.

Sinqerisht e konsideroj mjaft tronditëse që EHRC do të ndërhyjë dhe sugjeron që pikëpamjet kritike gjinore ’duhet të jenë besime të mbrojtura që nuk janë ekstreme - sepse bindjet kritike gjinore’ janë në mendjen time përkufizimi i saktë i pikëpamjeve ekstreme.

Siç tha gjykatësi, ata 'nuk janë të denjë për respekt në një shoqëri demokratike.' I gjithë themeli i të qenurit 'kritik gjinor' është të jesh kritik ndaj të drejtave të njerëzve transgjinorë. Ideologjia përqendrohet para së gjithash në përjashtimin e njerëzve transgjinorë dhe heqjen dorë nga gjithçka që ata janë.

E gjithë kjo bazohet në gënjeshtra për rreziqet e pretenduara të sigurisë në hapësirat gjinore siç janë burgjet dhe duke marrë shkasë nga kjo qytetarët janë duke përgjithësuar të gjithë njerëzit transgjinorë.

Sipas njerëzve kritikë të gjinisë, shqetësim mbetet për sigurinë e grave, pavarësisht se nuk ka prova reale që përfshirja e një transgjinori rrit rrezikun për dhunë.

Ka shumë vende në botë, të tilla si Islanda, të cilat kanë ligje progresive në lidhje me përfshirjen e transgjinorëve në hapësira gjinore si strehimoret, burgjet, sportet dhe fusha të tjera të jetës. Kjo ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe pozitive për të gjithë.

Në zemër të pikëpamjeve të kritikëve gjinorë është pretendimi i përsëritur se 'seksi nuk mund të ndryshohet' . Thuhet se është qëllimisht fyese të thuhet diçka e tillë pasi personat transgjinorë në Mbretërinë e Bashkuar mund të ndryshojnë realisht gjininë e tyre.

Tashmë shkenca mund të bëjë të mundur ndryshimin e gjinisë për njerëzit duke përfshirë një terapi të zëvendësimit të hormoneve dhe operacioneve të ndryshme që me të vërtetë ndryshojnë pjesërisht seksin dhe karakteristikat fizike të njerëzve.

Për shembull nëse dikush që ka marrë hormone për më shumë se 10 vjet dhe ka bërë një operacion të ndërrimit të seksit, karakteristikat e tyre seksuale dhe fizike janë shumë të ndryshme nga ato të burrave.

Ata janë jashtëzakonisht të ndryshëm fizikisht. Karakteristikat e tyre të seksit kanë ndryshuar në një shkallë të madhe, të tilla si rritja e flokëve, shpërndarja e dhjamit, masa muskulore dhe shumë faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin - dhe trupi i tyre drejtohet nga estrogjeni dhe progesteroni. Disa nga tiparet e tyre fizike nuk janë të njëjta me një grua, por nuk mund të thuhet se karakteristikat se nuk u ndryshon seksi.

Një tjetër është gjithashtu ana juridike. Personat transgjinorë mund të ndryshojnë seksin e tyre në mënyrë legale në Britani. Përmes Ligjit për Njohjen Gjinore, personave transgjinorë mund t'u lëshohet një certifikatë e re lindjeje dhe mund të ndryshojnë të gjithë ID-në e tyre.

Ky besim kritik është aq ekstrem sa vazhdon të përjashtojë njerëzit transgjinorë nga shoqëria dhe jeta publike. Është kaq ekstreme sa që refuzon të pranojë fakte fizike dhe ligjore. Vazhdon të ushqejë diskriminimin dhe stigmën ndaj një grupi të prekshëm në shoqëri.

Nëse apeli i Maya Forstater është i suksesshëm, kam frikë se do të gjallërojë ndjenjat anti-transgjinore dhe transfobike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Në një shoqëri ku krimet e urrejtjes kundër personave trans janë në rritje, dhe diskriminimi në vendin e punës është një problem serioz për njerëzit transgjinorë, kjo do të kishte pasoja shkatërruese.

Unë e konsideroj jashtëzakonisht shqetësuese që EHRC do të shihte arsye për të mbrojtur të drejtën e një personi për të mos u diskriminuar kur ata mbajnë një, për mendimin tim, një besim kaq ekstrem. Jo vetëm si një person transgjinorë që do të ndikohej në mënyrë të pashmangshme, por si një feminist që lufton kundër diskriminimit të grupeve të pakicave në shoqëri. Kjo mund të nënkuptojë që pikëpamjet ekstreme për shembull për homoseksualët, njerëzit me ngjyrë, personat me aftësi të kufizuara ose gratë mund të argumentohet se janë besime të mbrojtura sepse ato janë "të drejta" të diskutueshme ose ofenduese.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit transgjinorë. Kjo ka të bëjë edhe me të gjithë të tjerët. Kjo ka të bëjë me atë lloj shoqërie që duam të krijojmë. A është ai ku i lejojmë pikëpamjet ekstreme rreth pakicave të qëndrojnë si ‘besime të mbrojtura ’, apo ai ku njerëzit mund të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, seksualiteti, gjinia dhe trupi i tyre? Nuk e di për ty, por e di cilën shoqëri dua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy