Beteja për PD/ Biberaj: SHBA bashkëpunon me institucionet, kushdo që zgjidhet kryetar partie (VIDEO)

Beteja për PD/ Biberaj: SHBA bashkëpunon me institucionet, kushdo që zgjidhet kryetar partie (VIDEO)

A mundet të zgjidhjet përplasja brenda PD-së me vota e jo me protesta?

 Ish- deputeti i PD-se Aleksander Biberaj, në një komunikim me edicionin e “MCN live” është tejet i bindur që po dhe se paqja në këtë parti duhet të vij përmes dialogut.

“Gjykoj që dialogu duhet të jetë parësor, gjykoj se ka kohë, këto nuk i zgjidh as Gjykata, as Prokuroria, ky është një problem politik. Le të ketë një garë, le të ketë kandidate, nuk kemi ngutje, por partia të dali me një kryetar të pranueshëm për të gjithë, deri në nivelin e kryesisë, së sekretarit. Unë mendoj që ka kohë, dhe e para do të ketë vullnet për të mos i çuar gjërat deri në ndarje, që PD do të kishte kosto për demokratët në radhë të parë, pastaj për të gjithë shqiptarët. Ne kemi disa muaj pa opozitë, sepse rritet arroganca, korrupsioni i qeverisje, kështu që në të gjithë këtë situatë, shoh dritë në fund të tunelit.

Duke u nisur nga kjo, Biberaj, si një ish-diplomat, duke njohur qasjen e politikës së SHBA në raport me vendet e Ballkanit, shprehet i bindur se SHBA, edhe përsa u tha në deklaratën ezv/ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, do të jetë bashkëpunues me këto që zgjidhet kryetar i PD, edhe nëse nesër të fitonte Berisha.

“Unë nuk dyshoj se do të ketë një bashkëpunim mes kandidatëve, le të jetë një garë, të fitoj më i miri. Nuk kam asnjë shqetësim që edhe po të zgjidhet Berisha si kryetar i PD-së, sepse SHBA do të bashkëpunoj. Mbi shpalljen non-grata, ka interesa më madhore, që e tejkalojnë emrin e Berishës, Bashës ose Ramës. Kushdo që të jetë kryetar, nuk ka rrugë tjetër pos një bashkëpunimi me Amerikën. SHBA bashkëpunon me institucionet.

Për Biberajn, politika amerikane është pragmatiste, dhe se zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, dha tre mesazhe të qarta.

“Unë e kam parë prononcimin e tij si shumë korrekt dhe se natyrisht ka një pozicion të SHBA-së përderisa Berisha është non-grata, ata e kanë mbështetur kryetarin që është në zyrë, por mendoj se Escobar dha tre mesazhe mjaft të rëndësishme. E para, që PD do të drejtues të votuar, mendoj që ky mesazh është mjaft i qartë, që ka në fokus votën e lirë dhe demokratike, dhe e dyta natyrisht ë dënoj dhunën, kushdo që të jetë ushtrues i dhunës, nuk mund të blindohet godina e as të merret me forcë, protestuesit përdorën dhunë ndaj objektit dhe jo personave, kurse ata brenda përdorën dhunë ndaj protestuesve, dhe e treta, dha një mesazh për nismën e Open Balkan, që kur bëhet fjalë për një nismë të tillë, duhet të jenë të gjitha vendet pjesëmarrëse të Ballkanit.

Politika amerikanë është pragmatiste, momentin që e shohin që peshorja anon nga një grupim ose individ, e njohin personin zyrtar”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy