
Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN u shpreh se mosbindja civile e zhvilluar të hënën e kaluar duhet të vazhdonte edhe ditët e tjera, por ajo mbeti vetëm me një ditë. Sipas Telës kjo tregoj që opozita nuk ka një plan për protesta, ndaj dhe ato u shuan shpejtë.
“Në të njëjtat pozita ndodhemi, por ishte një protestë e mirëfilltë pavarësisht kaosit që përfshiu protestën. Ideja ishte që të nesërmen do të ndodhte mosbindja civile dhe çfarë ndodhi pas dy ditësh ndodhi një protestë që s’ishte e opozitës dhe nuk u hodhën gurë para bashkisë, por protesta e opozitës u shua. Kjo protestë tregoj që opozita nuk ka një plan për protestat.”



