Bullgaria ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Eurosong-un e vitit 2023 që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Kujtojmë se transmetuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë konfirmuar gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në vitin 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.
Sipas BBC News këtyre vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë.
EBU e cila organizon konkursin ka konfirmuar listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023.
Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion £.
Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës të këtij viti.



