
President i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të bojkotojë kulturën ruse, madje bëri një krahasim edhe me nazistët që përpiqeshin të digjnin libra në vitet 1930.
Gjatë një takimi që Putin zhvilloi ditën e sotme tha se po bojkotohet dhe puna e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky, Dmitry Shostakovich dhe Sergei Rachmaninov.
Ne kujtojmë pamjet kur ata po digjnin libra. Është e pamundur të imagjinohet një gjë e tillë në vendin tonë dhe për këtë jemi të siguruar falë kulturës sonë. Unë po flas për diskriminimin progresiv ndaj gjithçkaje që lidhet me Rusinë. Dhe është e pandashme për ne nga atdheu ynë, nga Rusia, ku nuk ka vend për intolerancë etnike, ku për shekuj me radhë përfaqësues nga dhjetëra grupe etnike kanë jetuar së bashku.
Ai përmendi edhe shkrimtaren Rowling dhe tha se ajo është përballur me kritika për pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.



