Bllokohet Kakavija/ Radhët e makinave shkojnë në 3 kilometra, kërkohet shtimi i sporteleve

Bllokohet Kakavija/ Radhët e makinave shkojnë në 3 kilometra, kërkohet shtimi i sporteleve

Situata në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon të mbetet e rënduar jo vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit, por edhe gjatë mesditës së sotme. 

 

Fluksi i lartë i mjeteve ka krijuar radhë kilometrike, të cilat raportohet se kanë arritur deri në 3 kilometra në territorin e palës greke. 

 

Për shkak të dyndjes së madhe, automjetet janë pozicionuar në tre rreshta, duke sjellë paralizim pothuajse të plotë të qarkullimit. 

 

Për të përballuar këtë situatë emergjente, është kërkuar zyrtarisht rritja e menjëhershme e kapaciteteve operuese doganore në të dyja anët e kufirit. 

 

Shtimi i sporteleve dhe i stafit në të dyja kahet shihet si e vetmja zgjidhje operative për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe për të shmangur pritjet e gjata të udhëtarëve në këto temperatura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy