Probleme të reja ligjore për Placido Domingon, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të shfrytëzimit seksual të të miturve.
Më konkretisht, prokurorët në Argjentinë e kanë lidhur yllin e operës me një grup kriminal në Buenos Aires që merrej me shfrytëzimin seksual të të miturve, si dhe krime të tjera.
Javën e kaluar, policia kreu 50 kontrolle në shkollën e jogës në Buenos Aires, duke arrestuar 19 persona.
Përveç kësaj, disa kanale televizive në Amerikën Latine po transmetojnë pjesë të regjistrimeve të përgjuara që përfshijnë zërin e një njeriu për të cilin autoritetet thonë se është Domingo duke bërë plane me anëtarët e rrjetit të dyshuar kriminal.
Në një video nga përgjimet nga Argjentina, burri përshkruan detajet e darkës që do të ketë para se ta takohet dhe se si do të shmangë vëmendjen e atyre që janë me të, për të mos ngjallur dyshime.



