Mjeku Pëllumb Pipero është dërguar për kurim në Itali, pasi u infektua me koronavirus vetëm pak ditë pas vaksinimit të dozës së parë të vaksinës Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije kardiologu i njohur Petrit Vargu, I cili teksa I ka uruar Piperos shërim të shpejtë, ai ka ironizuar kolegët të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
“Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim? Si ka mundësi? Kjo sëmundje kalon vetëm me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjekë të orientuar siç duhej, që mjekimi i kësaj sëmundjeje të mos rëndonte rimbursimin e sigurimeve shëndetësore”, shkruan Vargu.
Gjitahshtu ai ka bërë thirrje që të mos keq informojnë publikun, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë infektohen.
“Mos disinformoni popullin! Kjo është është një sëmundje e panjohur dhe e pabesë. Jo të gjithë i kanë mundësitë të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet. Mesataret e fakultetit mund të fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj shërim të shpejtë!”, përfundon mjeku Vargu.



