Kanoste një vajzë nëpërmjet celularit, i riu kapet duke i marrë paratë

Kanoste një vajzë nëpërmjet celularit, i riu kapet duke i marrë paratë

Një person i cili kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit një 21-vjeçare, për t’i dhënë para, është vënë në prangat e policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash.

Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi:

Gerald Dragoti, 22 vjeç, banues në Elbasan. 

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy