“Goditje nga Perëndia!”, Genc Fuga flet për bekimet që mori në jetën e dytë pasi doli nga koma

“Goditje nga Perëndia!”, Genc Fuga flet për bekimet që mori në jetën e dytë pasi doli nga koma

“Goditje nga Perëndia!” i quan aktori Genci Fuga dy goditjet në tru që pësoi disa javë më parë.

Në emisionin “Bilardo në MCN” të gazetarit Denis Dyrnjaja, Fuga tregoi momentin kur ai pësoi goditjen dhe të gjitha ngjarjet që erdhën më pas.

Për Fugën, shoqëria shqiptare është shumë mbijetuese përballë fatkeqësive që e godasin.

Jo vetëm që nuk e kisha menduar, por me sa lexova dhe më thanë kam idenë që edhe nuk e parandalon dot. Një nga përcaktimet e kohës së spitalit dhe kohës së fizioterapisë më pas është : O vëlla është djegur kabulli kryesor i komunikimit!

 Këto ishin batutat e mjekëve dhe të miat pasi besoj tek humori, tek e qeshura, dhe është një ndër gjërat më elegante më të stërholluara dhe pse jo më mbushëse të paktën për shpirtin tim.

Ishte një goditje nga Perëndia. Goditja, por edhe rikuperimi ishte nga Perëndia.

Çuditërisht kundrejt fatkeqësive ne jemi shumë mbijetues. Është një vlerë që do ishte turizmi më i mirë sepse janë shumë shoqëri të tjera në Europë që e kanë humbur këtë gjë.

E kemi këtë sens të mbijetesës dhe e kemi jashtëzakonisht shumë të fortë si grup brenda shoqërisë sonë.

Më kanë ndodhur dy goditje në rangun e dy-tre ditëve. Goditja e parë më ndodhi dhe arrita të thërras urgjencën për shkak të tensionit të lartë që pata. Nuk e imagjinoja që  kishte një rrezik të lartë. Mendova që me stabilizimin e tensionit do të rregullohej situata. Kam bërë një eko gjatë kohë që ndodhi goditja. Më thanë duhet të kesh tiroide. I thashë “ok”, unë e di që tiroide kanë vetëm femrat. Ndërkohë që Eni po nxitonte për ilaçet e reja, do të gatuaja për vajzat makarona flutura me peshk ton. Nuk arrita t’i gatuaja.

Nuk jam kthyer në këtë dimension, jam kthyer në një dimension tjetër.

Kam kaluar një 3-javësh pa ndjenja dhe nga ndërhyrjet. Është koma artificiale. Nuk kam qenë i qetë dhe gjatë komas.

Unë parajsën, fushën me lule apo dritën në fund të tunelit nuk e pashë. Ka studime për këtë fazë dhe filma madje, që është si kohë fizike tokësore me sekonda ndërsa atje ti je në një jetë tjetër, kalon shumë kohë. 

Në segmente të miat mbaj mend që janë përmendur në reaminacion dhe nga bashkëvuajtësit e mi, pasi kishin rënkime dhe vuajtjet e tyre. Këto ishin ndër zgjimet e para.

Ndër bekimet e para për Fugën, ka qenë momenti kur doli nga koma dhe njeriu i parë që ka parë ka qenë bashkëshortja e tij Eni.

Nuk ka gjë më të mrekullueshme kur nuk të qëllon infermierja, por bashkëshortja. Dhe ti hap sytë pavarësisht se ke kaluar në dimensionin tjetër, ti vjen në këtë dimension, në atë primar. Ti fillon dhe thua prit qenka vajzë e bukur, prit se kjo është gruaja e ime. Ky ishte ndër bekimet e para që mora në jetën e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy