
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka zbuluar edhe axhendën e kësaj vizite, që nga pritja në Pallatin e Brigadave e deri te konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave dhe më pas axhenda do të zhvendoset në Tirana Business Park në zonën e Rinasit ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link wetransfere
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link wetransfere11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Kjo është hera e dytë që kancelarja Merkel vjen në Tiranë.



