Masakroi gazetaren Kim Wall në nëndetësen e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm shpikësin danez

Masakroi gazetaren Kim Wall në nëndetësen e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm shpikësin danez

Shpikësi danez Peter Madsen është shpallur fajtor për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Madsen akuzohet për vrasje me paramendim, masakrim të të vdekurës dhe sulm seksual ndaj Wall, dhe ky krim ka ndodhur në nëndetësen e tij. ​Mbetjet e saj u gjetën nga policia daneze në det më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi ajo e intervistoi atë në bordin e nëndetëses së tij.

Wall, një gazetare 30-vjeçar, u pa për herë të fundit me kabinen e nëndetëses së ndërtuar nga vetë Madsen në Kopenhagën më 10 gusht të vitit të kaluar teksa ajo do ta intervistonte atë për një artikull të ardhshëm. 

I dashuri i saj dha alarmin në ditët e ardhshme, pasi ajo nuk u kthye nga udhëtimi. Madsen u shpëtua në det pasi nëndetësen e tij u mbyt në të njëjtën ditë, ndërsa policia beson se ai ka qëlluar qëllimisht anijen duke sjell edhe mbytjen e saj, raporton BBC.

Në vend të kësaj ajo u zhduk, trupi i saj u gjet më 21 gusht në një ishull pranë Kopenhagenit. Ndërsa koka dhe këmbët e saj u gjetën disa javë më vonë. Madsen vazhdimisht mohoi akuzat për vrasje dhe sulme seksuale, duke pretenduar se Wall vdiq aksidentalisht pasi dhoma u mbush me gazra toksike, megjithëse ai pranoi se e kishte copëtuar trupin e saj pasi ishte frikësuar dhe e kishte hedhur në det.  

Pretendimet e Madsen, 47 vjeç, se vdekja e Wall ishte e rastësishme u hodh poshtë nga gjykata.

I pyetur të hënën nëse donte të bënte një deklaratë të fundit përpara se juria të dilte në përfundim, ai tha: "Më vjen keq për atë që ka ndodhur". Avokati i tij njoftoi të mërkurën se Madsen do të apelonte dënimin. Çështja e dënimit me burgim te përjetshëm u ngrit në bazë të ekzaminimit mendor të Madsen, ku u arrit në përfundimin se ai mbetet i rrezikshëm, pasi vuan nga çrregullime mendore.

Wall lindi në vitin 1987 në qytetin e vogël të Trelleborg në Suedin jugore, në kufirin që ndante Danimarkën nga Suedia.

Ajo studioi marrëdhëniet ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe vazhdoi të fitonte një vend në programin master të Shkollës së Gazetarisë të Universitetit të Kolumbias.

Anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë të zonjës Wall nuk ishin të pranishëm në gjykatë gjatë vednimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy