
3 shkolla dhe një Katedralja janë godituar pas sulmeve ruse me raketa, në qytetin në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
CNN thotë se të paktën tre shkolla u goditën në bazë të fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale.
Njëra ndodhet në lagjen veriore të Saltivka-s dhe dy të tjerat janë pak më shumë se një kilometër larg në zonën industriale në pjesën juglindore të qytetit.
Ndërsa një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga sulme ajrore mëngjesin e sotëm, sipas Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Emergjencat.
Fotot nga Chernihiv tregojnë re tymi të dendur të zi nga ato që duket të jenë rezervuarë nafte.
Ndërkohë imazhet e reja satelitore të zonave në Ukrainë të goditura nga sulmet ushtarake ruse tregojnë sa është dëmtuar vendi në pesë ditët e para të pushtimit.
Pamjet u kapën më 28 shkurt nga Maxar Technologies. Që atëherë, mbulimi i dendur i reve ka penguar shumicën e satelitëve të vëzhgojnë çdo gjë në tokë në të gjithë vendin.
Imazhet tregojnë shtëpi të djegura, në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, afërsisht 80 kilometra në veri të kryeqytetit, Kiev.
Në Chernihiv, një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime.
Një autokolonë ushtarake ruse u pa gjithashtu në një rrugë aty pranë. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu mbetjet e djegura të automjeteve ushtarake ruse në një zonë banimi në Bucha, një qytet jashtë Kievit.



