Bardhi: Vitamina D lidhet me depresionin, mungesa manifestohet me mungesë memorie dhe lodhje

Bardhi: Vitamina D lidhet me depresionin, mungesa manifestohet me mungesë memorie dhe lodhje

Mjeku Luçiano Bardhi flet për rëndësinë që ka vitamina D në organizëm dhe rolin vendimtar të saj në luftimin e sëmundjeve neorodegjenerative.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, mjeku shpjegon se vitamina D lidhet me parkinsonin dhe sëmundjet degjenerative, ku parkinsoni dëmton neuronet e substancës së zezë në tru.

Bardhi shpjegoi se parkinsoni fillon me një dridhje dhe mund të përfundojë deri në kriza shumë të fuqishme epileptike, prek edhe koordinimet e trurit të vogël lidhet me disa receptorë.

Sipas tij, vitamina D duhet mbajtur mbi 70 nangoramë mililitër në gjak, pasi personat me parkinson kanë pafuqi për të mbajtur objekte të caktuara, shfaqin edhe probleme me gjumin.

Vitamina D nuk është vitaminë, që të jetë vitaminë duhet ta marrim nga jashtë, vitamina D është pre hormon, stimulohet nga rrezet e diellit.

Kur rrezet ultravioletë bien në lëkurë, atëherë përthithet vitamina D. Pa kolesterol nuk ka vitaminë D.

Vitamina D përpunohet dhe aktivizohet nga truri ynë dhe si fillim quhet pre hormon.

Vitamina D stimulohet nga rrezet e diellit dhe niset nga një unazë kolesteroli, nis nga lëkura.

Ne mund ta marrim vitaminën D por nuk kemi depozita të kolesterolit, nuk përthithet.

Vitamina D mund të rekomandohet deri në muajin qershor, korriku dhe gushti duhet të lihet që ta marrë trupi vetë.

Vitaminë D e ulur do të thotë risk për tu prekur nga sheqeri i lartë, diabet.

Alzhaimeri lidhet me sheqerin e lartë në tru që Alzhaimeri njihet ndryshe si diabeti 3.

Ne njohim diabetin nr.1 që lidhet me pankreasin, diabeti nr.2 që trupi ka insulinë por ka rezistencë të insulinës dhe diabeti nr.3. vitamina D e pakët ka të bëjë me sistemin tretës.

Si fillim nuk kemi memorie, nuk kemi përqendrim nëse nuk kemi vitaminë D.

Vitamina D është diçka vajore, vitamina D është kundër plakjes, mbron ADN-në. Duhet konsumuar mishi, peshku i vogël.

Vitamina D është prehormon, nuk duhet të merret me doza shumë të mëdha. Të gjithë duhet të drejtohen te mjeku përkatës.

Omega 3 është xixëllonja e trurit. Truri është vaj. Fëmijët duhet të marrin patjetër omega 3 por nga ushqimi si veza, vaji i ullirit, karkalecat e detit.

Të rriturit patjetër që e kanë nevojë marrjen e omega 3, se nuk e plotësojnë dot nevojën.

90% e njerëzve në Shqipëri po të bëjnë analizën e vitaminës D, dalin defiçitare.

Dobësimi i memories dhe reduktimi i memories është tregues i mungesës së vitaminës D, apo kur zgjohemi të lodhur, kemi vështirësi për tu përqendruar.

Flora e zorrës është një herë mirë, një herë keq. Kemi çrregullime emocionale, vitamina D lidhet dhe me depresionin.

Vaji i ullirit, gjalpi organik, kërpudhat ndihmojnë. Vitamina D nuk përdoret vetëm, ajo shoqërohet me K2, jo në formën e kapsulës por të lëngshme.

K2 shërben që mbetjet e kalciumit nga arteriet t’i fusim në kockë.

Personat që duhet të kenë kujdes nga përdorimi i vitaminës D3 dhe K2, janë personat që përdorin hollues gjaku, pacientët që kanë bërë trombozë, apo që kanë pasur goditje në tru.

Pasi vitamina K2 ndihmon në procesin e koagulimit të gjakut.

Vitamina K2 duhet të merret e lëngshme dhe të mbahet një herë nën gjuhë dhe jo me ujë.

Më mirë përdorni pak vaj ulliri me pak kos, se sa krem dielli, në mënyrë që të mos pengosh marrjen e vitaminës D.

Sepse po ta bësh gjithmonë ndikon në sintezën e pre-hormonit D.

Në verë vishni rroba të zeza, pasi ndihmojnë në përthithjen e vitmaniës D.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy