“PD do të përçahet, vetëm një nga palët do të mbetet në fund”

“PD do të përçahet, vetëm një nga palët do të mbetet në fund”

“PD do të përçahet, vetëm një nga palët do të mbetet në fund”. Ishin të të njëjtit mendim gazetarët Mustafa nano dhe Arian Çani të cilët nga studio e lajmeve të MCN TV komentuan zhvillimet politike të PD ditën e sotme.

Sipas Nanos e vetmja zgjedhje që të mos përçahet PD është gjetja e një gjuhe të përbashkët mes Bashës dhe Berishës, gjë që siç u shpreh analisti është vështirë të ndodhë.

“Kam përshtypjen që edhe pa i parë këto po ndodh ajo që prisja. PD do ndahet në dy pjesë. Berisha e ka këtë fuqi dhe të gjithë duhet t’ia njohin fuqinë brenda PD. Përfundimisht PD do të përçahet dhe nuk mund të mbetet një. Vetëm nëse gjendet gjuha e përbashkët gjë që është vështirë të ndodhë. Un nuk shoh rrugë që këta të bashkohen dhe PD e shoh të përçarë”, tha Nano.

Na ana tjetër edhe Arian Çani u shpreh se presioni i Berishës mund të bëhet aq i fortë sa Basha të tërhiqet.

“Tani është pak herët për të bërë parashikime sepse duhet parë e gjithë kjo që po ndodh në raport me kampin tjetër. Mendoj se ajo që ndodh nga pushteti pritet të ndodhë në opozitë. Duket se drejt përçarjes po shkohet por një nga palët do të mbetet në fund. Nuk është çudi që presioni i Berishës të jetë aq i fortë sa Basha të tërhiqet. Skenari i dytë është a janë ngopur amerikanët me Berishën apo do vazhdojnë akoma? Apo do ti ndërsejnë SPAK-un dhe ti thonë doctor je nën hetim. Me amerikanët kundër provat edhe po të mos jetë mund të sajohen. Kjo ndodh edhe në vende edhe më të zhviluara. E vetmja e panjohur për mua është deri ku do të vazhdojnë amerikanët kundër doktorit. Them që do të kemi zhvillime, zhvillimet e bujshme kanë ndodhur gjithmonë në këto tetë vite kur Rama nuk ka qenë aty”, tha Cani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy