Facebook ka lajmëruar javë më parë se do të sjell video muzikore në rrjetin social.
Tashmë duket se gjërat po shkojnë drejt konkretizimit, pasi Facebook ka hyrë në marrëveshje me Sony Music, Universal Music dhe Warner Music për të marrë të drejtën për të sjellë video muzikorë në rrjetin social, një zonë ku deri më tani mbizotëron YouTube.
Facebook do të lidh kontrata me artistë dhe do të regjistrojë etiketat për të marrë të drejtat eksluzive, edhe nëse përkohësisht, për disa video muzikore.
Në disa raste, Facebook do të jetë i gatshëm të paguajë kostot e prodhimit të videos dhe t'i promovojë ato në mediat sociale.



