
Kryeministri Edi Rama dhe komisionari për Zgjerim i BE-së Olivér Várhelyi ndodhen në Vlorë, ku kanë inspektuar bypass-in e Vlorë, një projekt i ndërtuar me ndihmë financiare të Bashkimit Europian dhe që u hap për lëvizjen normale të mjeteve më 7 korrik.
Në fjalën e tij, Rama e vendosi theksin te nisja e procesit formal të negociatave me Bashkimin Europian në javën e ardhshme, ndërsa kërkoi nga komisioneri Varhelyi që të na zbulojë diçka më shumë nga mënyra sesi do të ecë rruga europiane e Ballkanit.
Sot është një ditë kur Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë pranë unionit do të mund të na thotë diçka më shumë në lidhje me atë që ne presim për fillimin formal të negociatave me Bashkimin Evropian”.
Nga ana e tij Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhely, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bypass-in e Vlorës, tha se Shqipëria është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Ai njoftoi se javën e ardhshme do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, e cila i ka kryer të gjitha detyrat e saj.
Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Ajo është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare
. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira.
Komisioneri në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria me investimet e saj e ka befasuar.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama deklaroi se pavarësisht përmbushjeve të detyrave të saj Shqipëria do të presë vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez.
Rama theksoi se nëse Kuvendi i RMV-së nuk e pranon propozimin, vendi do të kërkojë në mënyrë urgjente ndarjen sa i takon rrugëtimit evropian.
Nuk dua të zgjatem, pasi mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë me parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që rezultati të jetë pozitiv, nëse do të jetë, patjetër Konferenca do të thirret shpjet. Nëse s’do të jetë pozitiv, menjëherë të të nesërmen do të vazhdojmë te kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase. Patjetër ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim! Tani të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në parlamentin e RMV.
Uroj që të ndodh që parlamenti i Maqedonisë së Veriut t’i hapë rrugë propozimit Francës dhe të dy vendet të hyjnë në negociata. Por kjo siç e tha dhe Komisionerit nuk është diçka që e vendosim ne, por parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut. Dua të theksoj dhe një herë se falë komisinerit të respekt të integrimit dhe të aspektit financiar të Ballkanit. Janë jo vetëm rrugë por dhe hekurudha. Do kërkojmë mbështetje dhe për portin e ri të Durrësit. Kemi kërkuar mbështetje nga paketa e investime të NATO-s.



