Jo të gjithë mund të bëjnë pushime në jug, kjo dhe për shkak të çmimeve të larta dhe rrogave të ulëta të qytetarëve.
Qytetarët Elbasanas kanë gjetur një mënyrë tjetër për të pushuar, që është turizmi lumor! Shumë qytetarë kryesish të moshave të treta shkojnë në zonën e lumit Shkumbin për të pushuar.
Të organizuar në grupe shoqërore dhe me ushqime me vete të moshuarit kalojnë disa orë pranë lumit Shkumbin.
Mungesa e të ardhurave për të përballuar pushime në jug, por dhe nostalgji për të kujtuar fëmijërinë, janë dy arsyet kryesore që zgjedhin lumin Shkumbin.
Me shpenzime modeste ku 50 lekë kushton fugoni dhe me ushqime me vete këta të moshuar po bëjnë pushimet e tyre.
Çmimet e larta që ofrojnë resortet apo dhe kostot e udhëtimit të shumta e bëjnë të pa përballueshëm pushimet në bregdetin e jugut.



