Shërbimet sekrete venezuelase kanë rrëmbyer Perkins Rocha, avokat dhe njeri i besuar i liderit të opozitës, Machado.
“Regjimi i Maduros ka rrëmbyer mikun dhe shokun tim Perkins Rocha” shkruan Machado në X.
Rrëmbimi ndodhi pak orë pas emërimit të socialistit Cabello si ministër i Brendshëm.
Cabello denoncoi ndërprerjen e energjisë në Karakas dhe në disa shtete të vendit si një sulm terrorist nga opozita.
Përgjigja do të jetë e ashpër ndaj atyre që sulmojnë shërbimet publike.
Mbrëmjen e djeshme Maduro njoftoi ndryshime të rëndësishme në qeverinë e tij.



