Gjermania shtyn karantinën deri në fund të janarit

Gjermania shtyn karantinën deri në fund të janarit

Gjermania ka vendosur ta zgjasë karantinën në të gjithë vendin deri në fund të muajit janar.

Po ashtu, kufizime të reja më të ashpra po shtohen, në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e infeksionit të Covid-19.

Kancelarja Angela Merkel i bëri të ditura masat e reja sot pasdite.

"Ne duhet të kufizojmë kontaktin në mënyrë më rigoroze ... Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktin në minimumin absolut", u tha ajo gazetarëve pas një takimi me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy