Aborti spontan, në 50% të rasteve fajin e kanë meshkujt

Aborti spontan, në 50% të rasteve fajin e kanë meshkujt

Aborti spontan në disa raste mund të ndodhë për shkak të meshkujve. Mund të duket e çuditshme, por ky është përfundimi i një studimi të mirëfilltë shkencor. Imperial Collge of London ka kryer një hulumtim shkencor, i cili arriti në konkluzionin se partnerët e grave që kanë pasur disa aborte spontane paraqesin dëmtime të ADN-së.  

Abort spontan konsiderohet çdo abort që ndodh pa arsye të jashtme brenda 180 ditëve të para të shtatzënisë. Pjesa më e madhe e aborteve spontane ndodhin gjatë tremujorit të parë. Rreth gjysma e këtyre aborteve mendohet se kanë shkak pikërisht ADN-në e baballarëve. Ndërkohë, gjysma tjetër ndodh për shkaqe si: anomalitë strukturale në aparatin riprodhues të femrës, problemet hormonale dhe sëmundjet autoimune.

ADN-ja e spermatozoideve

Studiuesit në Londër kanë hulumtuar cilësinë e spermës mashkullore në lidhje me abortin spontan. Për ta bërë këtë ata përfshinë në studim 50 burra, partneret e të cilëve kishin pasur të paktën 3 aborte spontane para 20 javëve të para të shtatzënisë.

Duke analizuar ADN-në e spermës, shkencëtarët zbuluan se materiali gjenetik ishte të paktën dy herë më i dëmtuar në krahasim me atë të spermës nga burrat, partneret e të cilëve nuk kishin pasur kurrë aborte spontane. Studimi gjithashtu tregoi se në këta individë, nivelet e radikaleve të lira të oksigjenit - veçanërisht molekulat reaktive që dëmtojnë ADN-në - ishin katër herë më të larta se normalja, një fakt shumë i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt edhe me mbipeshën. Obeziteti gjithashtu prej kohësh njihet si shkak i mundshëm i infertilitetit, si pasojë e një prodhimi të shtuar të radikaleve të lira.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy