Iranianët dalin në shesh, Teherani paralajmëron hakmarrje për vrasjen e kryegjeneralit

Iranianët dalin në shesh, Teherani paralajmëron hakmarrje për vrasjen e kryegjeneralit

Dhjetëra mijëra njerëz kanë zbritur në shesh në Teheran, në një manifestim proteste kundër “krimeve” të Amerikës. Protesta vjen vetëm pak orë pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani në një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara.

Manifestimi që pasoi lutjet e së premtes mbushi rrugët e kryeqytetit iranian, nëpër të cilat dëgjohej parulla “Vdekje Amerikës”, ndërsa protestuesit mbanin në duar portretin e Soleimanit.

Irani ka paralajmëruar për hakmarrje, ndërsa vetë sulmi shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit. Televizioni shtetëror i Iranit e cilësoi vrasjen si “llogaria më e gabuar që ka bërë ndonjëherë Amerika”. “Populli i këtij rajoni nuk do t’i lejojë më amerikanët të qëndrojnë këtu”, bëri të ditur televizioni shtetëror. Ndërkohë, ambasada amerikane në Bagdad u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi.  

Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Soleimani po planifikonte të sulmonte diplomatët amerikanë dhe pjestëarë të shërbimit ushtarak amerikan në Iran dhe më gjerë në rajon.   

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndryshe nga herët e tjera, ka qenë në një farë mënyre i heshtur në rrjetet sociale. Pak para se Pentagoni të merrte përsipër sulmin, ai postoi në Tuiter vetëm një flamur amrikan. Ndërsa pak orë më vonë, kjo u pasua me një postim deri diku enigmatik. “ Irani nuk ka fituar kurrë një luftë, por nuk ka humbur kurrë një palë negociata”, shkroi ai.  

Për përkrahësit e tij por edhe për kundërshtarët, Soleimani ishte njeriu kyç i ndikimit iranian në Lindjen e Mesme, ku forcoi peshën diplomatike të Teheranit, në veçanti në Irak dhe Siri, dy vende në të cilat SHBA-të janë të angazhuara ushtarakisht. "Për Shiitët në Lindjen e Mesme, është një përzierje e James Bond, Erwin Rommel dhe Lady Gaga", shkruante ish-analisti i CIA, Kenneth Pollack, në një shkrim për revistën "Time" kushtuar 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2017. Edhe këtë vit, “Times” e kishte përfshirë atë në mesin e 20 protagonistëve potencialë të vitit 2020.

Sipas një sondazhi të publikuar në vitin 2018 nga IranPoll dhe Universiteti i Maryland, 83% e iranianëve të intervistuar e mbështesnin Soleimanin, madje kishin më shumë besim te ai se te Presidentit Rohani dhe kreu i diplomacisë, Zarif. Udhëtimi i tij mbaroi një natë më parë, pak metra nga aeroporti i Bagdadit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy