Një studim i fundit i Check Point Harmony Email & Colaboration thotë se kriminelët kibernetikë po përmirësojnë teknikat e tyre, duke vënë në shënjestër përdoruesit e Microsoft me email që nuk dallohen nga ato zyrtare.

Muajt e fundit janë evidentuar mbi 5000 emaile të këtij lloji, të krijuara me aq detaje sa të mashtrojnë edhe më të vëmendshmit.

Të biesh në grackë mund të nënkuptojë kompromentimin e të dhënave tuaja dhe t'u japësh kriminelëve akses në informacione të ndjeshme, duke i hapur rrugën vjedhjes së identitetit, ransomware (që bllokon kompjuterët) dhe pasoja të tjera të rënda. Për të mbrojtur veten, sipas studiuesve, është thelbësore t'i kushtoni vëmendje maksimale disa detajeve. Së pari, kontrolloni adresën e emailit të dërguesit, e cila shpesh imiton atë të ligjshme, por ka mospërputhje të vogla.

Për më tepër, nuk rekomandohet të klikoni në link-et në email, pasi ato mund të çojnë në faqe të rreme aksesi, të krijuara posaçërisht për të vjedhur kredencialet. Mashtruesit shpesh përpiqen të nxisin një ndjenjë urgjence për t'i shtyrë viktimat të veprojnë pa u menduar. Një tjetër zile alarmi mund të jetë prania e gabimeve gramatikore ose drejtshkrimore, të cilat nuk kanë gjasa në një komunikim zyrtar nga Microsoft.

Ky i fundit është i angazhuar për të luftuar fenomenin, por siguria varet edhe nga ndërgjegjësimi i përdoruesit. Miratimi i vërtetimit me dy faktorë, mbajtja e softuerit antivirus dhe antimalware, të qenit skeptik ndaj kërkesave për informacione personale dhe raportimi i emaileve të dyshimta janë hapa që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten.