Prishtina do të bëhet qytet me lumë, shtrati i tij do të ndërtohet nga tre burime

Prishtina do të bëhet qytet me lumë, shtrati i tij do të ndërtohet nga tre burime

Dikur kryeqyteti i Kosovës, Prishtina kishte një lumë që rridhte mu në mes të tij. Madje edhe emrin e kishte marrë nga ky lum.

Prishtevka, ishte lumi që gjatë kohës së komunizmit u mbulua dhe mbeti nën tokën e Prishtinës. Por tashmë, duket se falë projekteve të reja nga komuna e Prishtinës, ky qytet, më nuk do ta ketë epitetin si “qyteti pa lumë”. Kjo pasi në investimet që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ketë edhe lumin ku do të rindërtohet edhe shtrati i tij.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në ‘Rrugën A’.

“Në këtë vit kemi dy projekte madhore i cili është projekti i tunelit dhe projekti i ‘Rrugës A’. ‘Rruga’ A do ta ketë edhe lumin pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit.

Janë tri burime në Zllatar dhe do të ketë një gjatësi prej 5 km dhe gjerësi prej 8 metrave. I kemi të planifikuara përafërsisht 100 rrugë të cilat do të ndërtohen në pjesën urbane dhe rurale. Poashtu kemi edhe një kontratë të mobilitetit ku ndërtohet sipas planit të mobilitetit”, shtoi Mehmeti.

Sipas tij, përveç tunelit është paraparë që edhe ndërtimi i sheshit me kalldrëm, duke theksuar se do t’i kthehet stili i vjetër Prishtinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy