
Presidenti francez Emmanuel Macron ftoi sot komunitetin ndërkombëtar të ushtrojë presion maksimal ndaj presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se ishte gati të përdorë të gjitha mjetet në arsenalin e tij kundër Perëndimit.
Vendimet e Putinit, i cili gjithashtu njoftoi mobilizimin e rezervistëve, çojnë në izolimin e mëtejshëm të Rusisë
Kështu tha presidenti francez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke përshëndetur deklaratat e fundit nga Kina dhe India që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.



