Deklarata e Marta Kos për korrupsionin/ Shehaj: Shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, por janë të marrë peng

Deklarata e Marta Kos për korrupsionin/ Shehaj: Shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, por janë të marrë peng

Deklarata e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se korrupsioni në Shqipëri është i pranuar nga shoqëria dhe kërkon kohë për t’u luftuar, pasi nuk mund të luftohet vetëm me ligje të mira, u komentua edhe në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

Kryetari i partisë "Mundësia", Agron Shehaj, u shpreh se shoqëria shqiptare nuk është e korruptuar, por dorëzimi i njerëzve dhe pafuqia e tyre ndaj korrupsionit krijon përshtypjen sikur shoqëria e ka pranuar këtë fenomen.

 

Nuk është e vetmja që e sheh Shqipërinë dhe mendon se duhet të ketë një problem me pranimin e korrupsionit. Për çdo ndërkombëtar që sheh çfarë po ndodh në Shqipëri, sidomos me përplasjen midis drejtësisë dhe pushtetarëve të korruptuar, kur sheh që partitë më të mëdha, rreshtohen në mbrojtje të të korruptuarve dhe kundër drejtësisë, thotë prit se paska një problem me pranimin e korrupsionit, mbi të cilën duhet punuar.

Kjo nuk më çudit, kush është ai që do të shihte mediat, qëndrimin e deputëtëve, qeverisë, opozitës dhe nuk do të mendonte se në Shqipëri korrupsioni pranohet? Ajo që kuptoj nga kjo deklaratë, është se nga Shqipëria përcjellim mesazhin që këtu korrupsioni është i pranuar dhe ne e duam korrupsionin. Por si është e vërteta? Nëse ne shohim sondazhet, mjafton të flasim me njerëzit, mbi 75% e shqiptarëve janë me SPAK-un, janë në mbështetje.

Keqkuptojmë faktin që shqiptarët janë të pafuqishëm, të dorëzuar deri diku dhe e interpretojmë si pranim. Jo nuk e pranojnë korrupsionin, por janë të marrë peng. Nuk dinë ç’të bëjnë, janë dorëzuar. Një pjesë e mirë, që nuk sheh zgjidhje, largohet nga Shqipëria. Mos të interpretojmë pafuqinë me pranimin e korrupsionit, nuk ka lidhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy