
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana'ani ka reaguar një ditë pas aksionit të policisë shqiptare në kampin “Ashraf 3”. Në deklaratën për media theksohet Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga MEK, që konsiderohet nga Tehrani zyrtar organizatë terroriste. Zëdhënësi vë në dukje se “kjo është arsyeja pse MEK u dëbua nga Irani dhe qeveritë e vendeve të tjera refuzuan t’i pranonin”. “Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shkruan ai në Twitter. Përleshjet shpërthyen pasi policia zhvilloi një aksion për sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike në kampin "Ashraf 3" në Manzë. Policia e Durrësit ndërkaq ka proceduar penalisht 6 drejtues të MEK-ut.



