
Dy oficerë policie dhe një kalimtar u qëlluan me armë zjarri gjatë një sulmi në Liege, Belgjikë. Sulmuesi u qëllua për vdekje pasi mori peng një grua në shkollën e mesme të zonës, bëjnë të ditur mediat belge.
Sipas belges RTBF, në sulm kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Sipas gazetës “La Libre”, sulmi ndodhi rreth orës 10:30 në Café des Augustins. Më pas, autori u largua në drejtim të shkollës së mesme “Waha”, ku mori peng një grua. Policia ndërhyri menjëherë dhe ekzekutoi autorin. Dyshimet e para janë për një sulm terrorist. Ka raportime se autori është dëgjuar të thërrasë "Allahu Akbar".
#Liege #boulevard #avroy #shooting #fusillade #echanges 2 policiers morts pic.twitter.com/m72CcIzr9A
— QK Pham (@Moon_DEX) May 29, 2018
Liezhi ka qenë edhe në të shkuarën vend ku kanë ndodhur vrasje në masë. Në dhjetor 2011, Nordine Amrani hapi zjarr në tregun e Krishtlindjeve në sheshin “Saint-Lambert”, duke vrarë 6 persona e lënë të plagosur 125 të tjerë. Më pas, ai u vetëvra.



