Telegrafi: Pritet një katastrofë ushqimore! Bursa për fermerët nuk do japë fryte

Telegrafi: Pritet një katastrofë ushqimore! Bursa për fermerët nuk do japë fryte

Ish-ministri I Bujqësisë, Roni Telegrafi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se Kuvendi do të rrëzojë projektligjin për bujqësinë të propozuar nga Sindikata e Fermerëve.

Ndërkohë sa i përket propozimit për ngritjen e një burse për fermerët, Telegrafi tha se do të ishte një lloj orientimi për që nuk do të japë fryte.

Nga informacionet që kam. Parlamenti do e rrëzojë.

Ngritja e bursës do të ndihmone, do të kishte një lloj orientim të fermerëve drejt një çmimi më të drejtë dhe më korrekt, por edhe kjo është një nismë që nuk do të japë fryte, megjithatë është një nisëm që ia vlen të merret në konsideratë, por kam përshtypjen se do të dështojë.

Telegrafi tha se për arsye të paqarta qeveria vazhdon të mos i japë bujqësisë mbështetjen që meriton

Që mund të ketë favorizime nuk besoj se bëhet naj mëkat i madh nëse hidhen aludime pa prova. Në thelb kjo është një çështje buxheti, për arsye të paqarta qeveria vazhdon të mos i japë bujqësisë atë që mëeriton si sektor prioritar. Bujqësia punëson 40% të fuqisë punëtore dhe nga ana buxhetit merr një hapësirë të vogël. Kryeministri e shpalli me pompozitet të madh që do jepen 34 milionë euro ndërkohë që RMV jep 170. Nuk është ndonjë arritje e madhe e qeverisë.

Telegrafi tha se nuk e kupton pse një qeveri e majtë do të rrëzojë projektligjin që në thelb është i majtë, dhe që në të parashikohet ngritja e një agjencie që merrej me orientimin e fermerëve.

Një lloj orientimi e kishte dhe projekt ligji se parashikonte ngritjen e një agjencie që do merrej me orientimin e fermereve për zhvillimet, po për arsye absurde ky projektligj do bjerë. Ligji në frymë është i majtë, parashikon rritjen e nivelit të asistencës, rritjrn e përfituesve. Është një ligj i majtë që e hedh poshtë një qeveri e majtë. Është e habitshme që një qeveri e majtë të mos impementojë propozime të kësaj natyre.

Telegrafi tha se Shqipëria me vendet e rajonit konkurron vetëm me klimën dhe asgjë tjetër.

Ne nuk jemi konkurrues, e vetmja përparësi që kemi është ajo që ka të bëjë me klimiën. Në cdo sektor tjetër jemi jo favorizues në treg, nga ngastrat, aksesi në kapital, ndihmat, subvencionin. Në cdo aspekt ne jemi mbrapa. Në SHBA kur u propozua marrëveshja për tregtinë e lirë, u propozuar në 1980 dhe u miratua 1994. Ka marrë 14 vjet. Në Shqipëri nuk ka asnjë lloj informacioni. U futa në Websiten e ministrisë klikova te një opsion “Open Balkan” dhe gjeta një listë. Është kaq jo serioze në dhënien e informacionin dhe stimulimin e kësaj bisede.

Përsa kohë që fermëet që e konsumojnë atë naftë ankohen nuk kemi pse ta marrim me skepticizëm, nuk kam informacione por ata ankohen dhe I besoj. Është çështje kohe, do na rritet ne si konusmatorë pakënaqësia.

“Economist” shkruante se katastrofa ushqimore po vjen. Pritet një katastrofë e vërtet ushqimore. Është çështje kohe që pakënaqësia të kalojë nga fermerët tek ne.

Qeveria subvencionin me 30% cmimin e hekurit për ndërtimet, ndërkohë që fermerët nuk marrin ndhmë për inputete, plehrat kimikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy