Mbarimi i mandatit, maxhoranca përgatit zëvendësimin e Llallës

Mbarimi i mandatit, maxhoranca përgatit zëvendësimin e Llallës

Adriatik Llalla pritet t’i japë fund detyrës me mbarimin e mandatit, teksa shumica po përgatitet për zëvendësimin e tij.

Burime nga kuvendi bëjnë me dije për Vizion Plus se në seancën plenare te 30 nëntorit, mazhoranca pritet të fusë në rend të ditës votimin për Prokurorin e ri te Përgjithshëm, qe do te zëvendësoje shefin aktual te akuzës Adriatik Llalla, mandati i te cilit mbaron më 3 dhjetor.

Pak javë më parë, kryeprokurori pretendoi se mandati i tij nuk përfundonte në fillim të dhjetorit dhe se do të vijonte të qëndronte në detyrë.

Mbarimi i mandatit, pretendohet nga organi i akuzës, është pas dy viteve, pasi për shkak të ndryshimeve kushtetuese në kuadër te reformës ne drejtësi, mandati i kreu të organit te akuzës është 7 vjet dhe ky parashikim ligjor vlen edhe për Adriatik Llallën, i cili ka 5 vjet ne këtë detyre.

Por, për shumicën socialiste, mandati i Llallës përfundon në fillim të muajit dhjetor dhe sipas ligjit për prokurorinë, ai duhet te largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy