
Uragani Hilary pritet të zbarkojë në Kaliforninë Jugore. Shërbimet meteorologjike parashikojnë përmbytje, erëra të forta dhe rrebeshe, pasi banorët tashmë kanë evakuuar parqet dhe plazhet janë mbyllur.
Sipas CNN, guvernatori Gavin Nwësom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një pjesë të madhe të Kalifornisë Jugore. Hilary tani është një stuhi e kategorisë 1 me erëra që fryjnë 85 milje në orë ndërsa shkon në veri-veriperëndim, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale (6 të mëngjesit në Shqipëri), ai ishte afërsisht 385 milje në jug të San Diegos. Uragani pritet të dobësohet më tej në një stuhi tropikale përpara se të arrijë në bregun e SHBA, por ka të ngjarë të godasë përsëri në jugperëndim, me përmbytje "katastrofike dhe të rrezikshme", sipas qendrës së uraganit.



