Rusia do të synojë të përdorë juanin kinez si një nga rezervat e saj valutore. Këtë e bëri të ditur Ministri i Financave Anton Siluanov duke folur për kanalin televiziv Rossiya-24.
Juani kinez është një monedhë rezervë e besueshme dhe një pjesë e rezervave të arit dhe valutës është në këtë monedhë. Në marrëdhëniet tregtare me Kinën, ne do të përdorim një pjesë të rezervave të arit dhe valutës të shprehura në juan. Juani aktualisht mbetet një nga këto burime të rezervave valutore të vendit tonë dhe ne do ta përdorim atë në të gjitha aspektet.
Deklarata e Siluanov, vjen përballë zhvlerësimit të rublës ruse, qysh pas nisjes së agresionit në Ukrainë, më 24 shkurt.



