Të shtëna me armë në Orlando të SHBA-ve, dyshohet për 5 të vdekur

Të shtëna me armë në Orlando të SHBA-ve, dyshohet për 5 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave vendase, të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Një burrë hapi zjarr në një kompani private herët në mëngjes, ndërsa është neutralizuar nga policia.

Sipas autoriteteve situata është nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Zyra e Sheriffit të Qarkut Orange i ka konsideruar të shtënat një “incident tragjik”, por nuk ka dhënë shumë detaje të tjera. “Nuk ka kërcënim për komunitetin lokal”, thonë policia.

Ngjarja vjen një javë përpara përvjetorit të parë të sulmit në klubin e natës në këtë qytet, ku humbën jetën 49 persona.

Policia pritet të japë të dalë në një dekoratë për shtyp së shpejti në lidhje me situatën, ku pritet tyë jepen dhe detaje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy