ETA kërkon falje pas dhjetëra sulmeve të përgjakshme që shkaktuan mbi 800 viktima

ETA kërkon falje pas dhjetëra sulmeve të përgjakshme që shkaktuan mbi 800 viktima

Grupi separatist bask, ETA, ka kërkuar falje për viktimat e dhunës dhe sulmeve terroriste të kryera prej saj në më shumë se 6 dekada përpjekje për të krijuar një shtet të pavarur në territoret e Francës jugperëndimore dhe veriun e Spanjës.

ETA njoftoi këtë javë se do të shpërbëhet si grup deri në fillim të majit të këtij viti. Rreth 800 persona janë vrarë nga ky grup, i cili përgjatë viteve ka kërkuar lirinë dhe themelimin e shtetit bask.  Kunflikti zyrtarisht përfundoi në vitin 2011.

“Si pasojë e gabimeve dhe vendimeve të padrejta, ETA ka shkaktuar viktima që nuk ishin të përfshirë direkt në konflikt”, bëri të ditur sot kjo organizatë në një deklaratë të publikuar në gazetën baske “Gara”.

“ETA njeh përgjegjësinë dhe e merr përsipër atë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet se gjatë fushatës së dhunshme dhe të armatosur 40-vjeçare, është shkaktuar dhimbje dhe dëme të pakthyeshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy