Analisti Ben Andoni mendon që ka një skenar brenda Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme, të diktuara ose nëse do të gjenden në një situatë të tillë. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Andoni tha që gjatë vizitës së Blinkenit në Shqipëri mund të ketë një mesazh për Shqipërinë për ta përgatitur për çdo lloj të papriture që mund të ndodhë me Kosovën. Analisti e sheh si një zhvillim pozitiv bashkimin e grupeve parlamentare të Berishës e Bardhit, dhe zhvillimin e mbledhjeve në selinë blu, duke shtuar se pragmatizmi ka prevaluar mbi moralin.
Lidhur me mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe mesazhet e Ramës, Andoni thotë:
Tregon që ai (Rama) ka kontrollin e plotë të partisë, do t’i tregoj strukturës së partisë që është e tulatur, që ka kohë që s’e njeh bazën, që të përgatiten për votimet e ardhshme, që në mendimin tim, normale do ishte që Shqipëria të kishe zgjedhje të parakohshme. E para mënyrën si po funksionon legjislativi në Shqipëri, ekzektivi pothuajse është i pakontrollueshëm, dhe nga ana tjetër masa e korrupsionit që ka përfshirë pjesën socialiste, të tre këto elementë e kanë bërë z.Rama të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe të kërkojë vëmendje në të ardhmen.
Unë mendoj që z.Veliaj i kërkohet më shumë edhe për shkak të investimit të madh që është bërë te z.Veliaj, ka qenë nga drejtuesit e qarqeve, që ka pasur hapësirën më të madhe qoftë për PR, që s’e kanë pasur këtë hapësirë njerëzit e tjerë. Rama do t’i tregojë kujtdo që njeriu me të cilin duhet të identifikohet PS është ai dhe askush më shumë. Nëse Rama do jepte përgjigje për Ahmetajn do tregonte që është i përfshirë. Në mendimin tim do duhej të kishte një përgjigje zyrtare për PS, por ju keni parë që nga PS dhe grupi parlmanetar s’u morën masat e duhura ndaj z.Ahmetaj. Z.Ahmetaj e ka pasur pasaportën diplomatike edhe kur ka qenë në kërkim. Ekziston një kompleks ndaj z.Ahmetaj te PS, kur ai ishte në pushtet kishte vazhdimisht pakënaqësi ndaj tij, por në momentin që pësoi këtë fat dhe arriti të ngrihet kundër familjes së tij, në gjuhën e komunikimit Z.Rama zgjodhi këtë gjuhë indiference duke t’ia lënë vet përgjegjsinë atij, sesa për ta barazuar veten, për t’i dhënë një përgjigje direkte. Me këtë rast i ka dhënë një lloj mësimi të tjerëve që do mundohen ta përfshijnë z.Rama në shqetësimin e tyre me drejtësinë.
Analisti shton se:
Nuk është e çuditshme që PS të bëjë edhe zgjedhje të parakohshme. Këtë javë kemi gjyqin e McGognigalin dhe zhvillimet për inceneratorët, këto e bëjnë mazhorancën që të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Në daljen para një muaji, Rama i paralajmëroi njerëzit e tij për zgjedhjet e parakohshme. Dhe është një skenar te PS ose për zgjedhje të diktuara të prakohshme, ose nëse do të gjenden përballë presionit për t’i bërë të tilla zgjedhje”.
I pyetur mbi vizitën e Blinkenit në Shqipëri, Andoni shprehet:
Drejtësia është i vetmi pushtet që po e ndihmon Shqipërinë. Këtë vit ka një përballje shumë të madhe sepse çështjet e SPAK-ut duhet t’i trajtojë GJKKO. Unë besoj se Blinken, rastin e SPAK-ut, një investim të tyren, do ta frymëzojë edhe për vende të tjera për ta eksportuar si shembull. Mesazhet do t’i kuptojmë disa javë më vonë dhe që lidhen me të ardhmen e Kosovës. Kosova gjendet në shqetësime jashtëzakonisht të mëdha. Dhe lëvizjet e Kurtit, që megjithëse në disa raste janë të drejta për sovranitetin e Kosovës, të pakonsultuara me faktorët ndërkombëtarë dhe të pakonsultuara publikun mund të sjellin probleme, që serbët po i artikulojnë fare qartë, dhe unë besoj një mesazh mund të jetë për Shqipërinë për ta përgatitur për çdo lloj të papriture që mund të ndodhë me Kosovën, për angazhimin e saj, ndihmën e saj dhe mënyrën si Shqipëria duhet të rrijë pranë Kosovës”.
Lidhur me zhvillimet në kampin blu, dhe mbledhjen e përbashkët të grupit, analisti thotë:
E shikoj si një hap shumë të mirë të PD. Me ketë rast, kjo ka nxjerrë zbuluar shumë nga deklaratat e mëparshme të grupit Bardhi për Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe ja ku jemi sot, dhe ata treguan që brenda s’janë shumë kriteret morale, por të interesit. Lëvizjet e PS, që janë mirëfilli zgjedhore kanë bërë që PD të shkojë në lëvizje pragmatiste. Mos u çudisni që në një të ardhme jo të largët, mund të ketë negocime me grupin z.Basha sepse është e vetmja mënyra si mund të përballen me peshën e PS. Zgjedhja e një lideri të ri në PD, do jetë çështja më e vështirë për ta sepse z.Noka dhe z.Bardhi do fillojnë luftën për identifikimin. Lëvizja që janë bashkuar, është më e madhja deri tani, dhe tani do ketë një zë. Pragmatizmi prevalon mbi moralin te PD”.



