Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar agresioni i Putinit në Ukrainë. Në emisionin ka ndërhyrë me një lidhje direkte edhe Olsi Jazexhi, i cili kishte një qëndrim krejt të kundërt nga penalistët e tjerë. Sipas Jazexhi, Putin kërkon të instalojë demokracinë në Ukrainë dhe ndërhyrja e tij është një gjë e mirë.
Rusisë po i mbylle tubacionin e gazit, e shkatërron ekonomikisht. Amerikanët sillen në Kiev, sikur sillen me ju në Shqipëri, që kanë instaluar regjimin e Edi Ramës, që është i korruptuar dhe ambasadorja aty bën çfarë të dojë. Popullata e Ukrainës është 70% e krishterë ortodokse dhe një në çdo tre ukrainas është rus, ata kanë sjellë president një çifut.
Rusia siç thotë edhe Vladimir Putin, po bën atë që bëri NATO në Jugosllavi. Është teori e të drejtës për t'u mbrojtur, që e zhvilluan amerikanët. Amerikanët kanë djegur të gjithë Lindjen e Mesme. Ndërhyrja e rusëve nuk është ndonjë gjë aq tragjike. Amerikanët kanë bërë krime monstruoze në Lindjen e Mesme, por nuk janë denoncuar siç po denoncohet Rusia. Ndërhyrja ruse është shumë kirurgjike. Arsyeja pse nuk po përparojnë është sepse po evitojnë civilët. Qëllimi është të përmbysin regjimin sorosist dhe bajdenist.
Për mua ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është diçka e mirë, pasi më në fund rusët po i tregojnë amerikanëve që ata nuk sillen dot me botën, nuk përmbysin dot regjime si në Irak dhe Libi. Rusët kanë interesa gjeostrategjike dhe kombëtare në Ukrainë. Në 2014 amerikanët bënë grusht shteti dhe rrëzuan presidentin demokratikisht të zgjedhur, Janukoviç. Rusët po bëjnë kundër grusht shteti, duan të ri-instalojnë demokracinë.



