
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë me Ylli Rakipin, në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, dëshmoi se synonte ‘bosnjëzimin’ territorial të Veriut.
Sveçla, bëri të ditur se krahas tre të vrarëve nga radhët terroriste, ka dyshime edhe për të vrarë të tjerë, teksa shteti serb i ka shpallur të zhdukur.
Kemi më shumë informacione sesa kishim në ditën e parë për këtë grup terrorist i cili po del të jetë shumë më i madh se sa që mendohej në fillim.
Armatimi që u gjet i përngjan se kishim të bënim dhe dy batalione të armatosura deri në dhëmb, sesa të njerëzve të pakënaqur siç po e portretizon Vucic.
Qëllimi i tyre nuk ka qenë të sulmoj vetëm patrullën e policisë, porse ka qenë shumë më i madh. Ata donin të shkaktonin një ‘bosnjëzim’ në aspektin territorial të Veriut të Kosovës.
Sveçla tha se Kosova po heton për përfshirjen e mundshme të Rusisë në sulmin ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit.
Hetuesit janë duke shikuar provat që e lidhin Rusinë me sulmin e armatosur. Armët ruse dhe pajisjet e dokumentet e tjera sugjerojnë për përfshirjen ruse në sulmin e armatosur, tha ai.
Kemi gjetur disa dokumente që na bëjnë të dyshojmë se ka pasur individë nga Rusia. Sa u përket pajisjeve, ne kemi dëshmi, por sa u përket individëve, ne ende kemi vetëm dyshime”.
Kemi deklaratën e njërit nga të burgosurit që thotë se disa nga të armatosurit rrinin me maska dhe nuk flisnin me askë, kurrë nuk kanë folur në asnjë gjuhë. Pastaj kemi disa motor që u janë dhënë ushtrisë serbe.



