OBSH: Dieta mesdhetare është zhdukur nga vendet e Mesdheut

OBSH: Dieta mesdhetare është zhdukur nga vendet e Mesdheut

Dieta mesdhetare nuk vlen më për ata që jetojnë në vendet e Mesdheut. Fëmijët në Greqi, Spanjë dhe Itali nuk ushqehen më sipas kësaj diete, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Madje, mënyra mesdhetare e ushqyerjes ka gjetur vend në Europën Veriore. Fëmijët në Suedi hanë më shumë peshk, vaj ulliri dhe domate se ata në jug të Europës.

Pasojat e dietës së pashëndetshme reflektohen te mbipesha. Në Qipro, 43% e fëmijëve të moshës 9-vjeçare janë mbipeshë ose obezë. Në Itali, Spanjë dhe Greqi, të tillë janë 40% e fëmijëve. Pra, pikërisht vendet që i dhanë emrin dietës së famshme, e cila mendohet se është më e shëndetshmja, kanë numrin më të madh të fëmijëve me probleme peshe.

Ëmbëlsirat, ushqimi i pashëndetshëm dhe pijet me sheqer ua kanë zënë vendin frutave dhe perimeve të dietës mesdhetare, thotë ekspertët e OBSH-së.

“Dieta mesdhetare për fëmijët e këtyre vendeve nuk ekziston më. Ata që ushqehen në një mënyrë të ngjashme me të janë fëmijët e Suedisë. Dieta mesdhetare është zhdukur dhe ne duhet ta kthejmë sërish”, thotë Joao Breda, i cili drejton Zyrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Patransmetueshme në OBSH.

Fëmijët në Europën Jugore tani hanë më pak fruta dhe perime. Ata pinë pije të gazuara dhe me sheqer. Ata hanë ëmbëlsira, ushqime me shumë yndyreë, sheqer dhe kripë. Ata lëvizin shumë pak.

Të dhënat në lidhje me fëmijët dhe mënyrën e të ushqyerit në Europë mblidhen nga OBSH-ja që prej vitit 2008. Ato përfshijnë 40 vende dhe kanë të bëjnë me peshën dhe gjatësinë e fëmijëve. Shifrat e fundit janë ato të periudhës 2015-2017.  

Vendet me nivelin më të ulët të obezitetit janë Taxhikistani, Turkmenistani dhe Kazakistani. Por edhe ato po shkojnë drejt një stili perëndimor jetese, që do të thotë se gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt edhe atje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy