3-vjeçarja franceze humb jetën, u gjet e mbyllur në lavatriçe

3-vjeçarja franceze humb jetën, u gjet e mbyllur në lavatriçe

Një vajzë 3-vjeçare gjeti vdekjen, pasi u gjet në gjendje të rëndë e mbyllur brenda lavatriçes së shtëpisë së familjes në Paris, të Francës.

Sipas të dhënave të para nga policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, prindërit kanë vënë re zhdukjen e vogëlushes mbrëmjen e së enjtes dhe nisën ta kërkonin kudo.

Babai dhe njëri nga katër vëllezërit e vogëlushes e kuptuan vetëm rreth orës 22.30, se ajo ndodhej brenda lavatriçes, e cila në atë moment ishte e fikur.

Ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën të miturën, por pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, e mitura gjeti vdekjen.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy